Elton Arbana është një prej figurave publike që rrugëtimin e tij politik e ka ndërtuar mbi vlerat e përkushtimit, familjes dhe përgjegjësisë qytetare. I rikthyer nga studimet në Turqi me një dëshirë të fortë për të kontribuar në vendlindje, ai i është përkushtuar me seriozitet transformimit të Shijakut.
Nuk e nisi këtë rrugëtim për ambicie personale, por nga ndjenja e thellë për t’u vënë në shërbim të komunitetit. Eshte kjo filozofi që e udhëheq në çdo vendimmarrje: të punojë për njerëzit që zgjojnë çdo mëngjes me shpresë për një jetë më të mirë.
Mbështetur nga familja dhe besimi i qytetarëve, Elton Arbana ka ditur të ndërtojë ura bashkëpunimi që kanë sjellë zhvillim real në Shijak. Investimet me ndikim afatgjatë janë dëshmia më e mirë e angazhimit të tij për një qytet që ecën drejt vizionit europian të 2030-ës.
Në rolin e një drejtuesi publik dhe një babai të pesë fëmijëve, ai e sheh misionin e tij politik edhe si një mision njerëzor. Për Elton Arbanën, suksesi matet me ndryshimet që prekin jetën e qytetarëve, jo me statistika në letër.
Duke qëndruar larg gjuhës së urrejtjes dhe duke iu përgjigjur çdo kritike me punë dhe dinjitet, Arbana ka zgjedhur një rrugë që e ndërton besimin çdo ditë. Për të, puna është përgjigjja më e fortë.
RevoKult interviston për herë të parë një politikan në rubrikën “30 Revo-pyetje nga Aldo” dhe ja si përgjigjet Arbana me sportivitet:
1. Cila është fjalia që përmbledh gjithë rrugën tuaj drejt politikës?
– Rruga drejt përfshirjes time në politikë është ndërtuar me përkushtim, sakrificë dhe besim.
2. Cili ka qenë mbështetësi juaj më i madh në jetë?
– Prindërit e mi kanë qenë forca ime e parë më e madhe.
3. Si e kanë ndikuar prindërit tuaj jetën tuaj?
– Në heshtje më dhanë gjithçka, duke sakrifikuar për të më parë të eci drejt një jete më të mirë.
4. Ku keni kryer studimet tuaja?
– Shkollimi im ka qenë në Turqi.
5. Çfarë përfaqësonte për ju shkollimi jashtë vendit?
– Ishte një përballje me sfida, por edhe një mundësi për të rritur veten me përgjegjësi dhe vlera.

6. Si ndiheni për rikthimin në qytetin tuaj?
– Kur u riktheva në Shijak, kisha dëshirë për t’i kthyer komunitetit tim atë që më kishte dhënë jeta.
7. Çfarë ju shtyu të angazhoheshit në politikë?
– Angazhimi im në politikë nuk lindi nga ambicia personale, por nga ndjenja e përgjegjësisë.
8. Çfarë dëshironi të arrini për qytetin tuaj?
– Për t’i dhënë fëmijëve tanë Shijakun që meritojnë.
9. Si e shihni rrugëtimin tuaj të deritanishëm?
– Kur kthej kokën pas, ndjej krenari për rrugëtimin tim, për sfidat e kaluara.
10. Cilat janë disa prej arritjeve që ju bëjnë krenar?
– Investimet e bëra në Shijak që do lënë gjurmë prej shumë dekadash.

11. A mendoni se ka ende për t’u bërë?
– Jam i vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për të bërë më shumë.
12. Kush ju ka përkrahur në këtë rrugëtim?
– Kam pasur fatin të kem përkrahje në këtë rrugëtim, sepse punët e mëdha nuk bëhen vetëm.
13. Sa e rëndësishme ka qenë mbështetja e Kryeministrit?
– Mbështetja e Kryeministrit ka qenë thelbësore për të çuar përpara projekte dhe nisma që prekin jetën e qytetarëve.
14. Si i keni kapërcyer sfidat e qytetit të Shijakut?
– Kemi kapërcyer sfidat e vështira vetëm falë mbështetjes së Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare, si dhe punës sonë të vazhdueshme.

15. Çfarë roli ka familja në jetën tuaj politike?
– Si prind i 5 fëmijëve, angazhimi im merr edhe më shumë kuptim dhe ndjeshmëri për të bërë më të mirën për fëmijët e Shijakut.
16. Si reagoni ndaj kritikave dhe fjalëve të rënda?
– I mirëkuptoj edhe ata që janë kundër meje, sepse secili ka të drejtën e vet për të menduar ndryshe.
17. Çfarë qëndrimi mbani ndaj kundërshtarëve tuaj?
– Zgjedh t’i lexoj dhe të dëgjoj, sepse nga çdo zë mund të mësoj diçka.
18. Si e përballoni gjuhën e urrejtjes?
– Zgjedh të mos e ushqej gjuhën e urrejtjes dhe kësaj gjuhe t’i përgjigjem gjithmonë me punë dhe dinjitet.
19. Cila është përgjigja juaj më e fortë ndaj kundërshtive?
– Puna është përgjigja më e mirë!

20. Çfarë ju pret në të ardhmen në lidhje me Shijakun?
– Përpara na presin investime të reja për Shijakun.
21. Cili është vizioni juaj afatgjatë për qytetin?
– Drejt vizionit europian të 2030-tës!
22. Cila është motoja që ju udhëheq në punën tuaj?
– Ku ka vullnet, ka zgjidhje!
23. Çfarë doni t’u ktheni prindërve tuaj përmes punës suaj?
– Dëshiroj t’i bëj krenar prindërit e mi.
24. Si e përjetuat largësinë nga vendi dhe familja gjatë shkollimit?
– Ishte një përballje me sfida.
25. Cilat janë vlerat që morët nga jeta jashtë?
– Përgjegjësi dhe vlera.

26. Çfarë ju shtyn çdo ditë të vazhdoni punën në politikë?
– Ndjenja e përgjegjësisë ndaj njerëzve të punës dhe komunitetit.
27. Si e përshkruani përkushtimin tuaj si prind në lidhje me Shijakun?
– Angazhimi merr më shumë kuptim dhe ndjeshmëri për të bërë më të mirën për fëmijët e Shijakut.

28. A ndiheni vetëm në këtë rrugëtim?
– Jo, sepse punët e mëdha nuk bëhen vetëm.
29. Çfarë e bën të veçantë për ju qytetin e Shijakut?
– Është qyteti im i zemrës.
30. Në fund të ditës, si doni të mbeteni në mendjet e njerëzve?
– Si dikush që iu përgjigj çdo sfide me punë dhe dinjitet.

