Arsi Bako, një nga emrat më premtues të muzikës së re shqiptare, po vjen sërish me një projekt të ri që premton të sjellë shumë freski dhe atmosferë verore. Artistja ka paralajmëruar se këtë të shtunë, në orën 18:00, do të publikohet në të gjitha platformat muzikore kënga e saj më e re, e shoqëruar me një videoklip që në teaser duket të jetë i mbushur me ngjyra, energji dhe lojë vizuale.
Në fragmentin që ka ndarë me fansat, Arsi shfaqet në një ambient natyror, e rrethuar nga drita dhe elementë që sugjerojnë një frymë të pastër dhe të lehtë verore: një bluzë e verdhë që rrezaton ngrohtësi, një fustan i bardhë që sjell elegancë, një kapelë kashte tipike e stinës, fruta të freskëta dhe disa çarçafë të bardhë të varur që lëkunden nga era. Vetë artistja paraqitet lozonjare, në lëvizje, duke krijuar një imazh ftuese e plot jetë.
Kureshtja është e madhe: çfarë muzike do të shoqërojë këto vizuale të freskëta dhe poetike? Do të jetë një ritëm i lehtë pop me refren që të mbetet në mendje dhe të shoqërojë netët e gjata të verës, apo ndoshta një melodi më e thellë, që përmes një klipi verorë do të përcjellë një mesazh artistik? Ky mbetet misteri që vetëm publikimi i së shtunës do ta zbulojë.
Për ata që e kanë ndjekur rrugëtimin e saj, Arsi Bako nuk është një emër i panjohur. Ajo u shfaq për herë të parë në skenë me këngën “Më Mbaj” në Kënga Magjike 2022, ku fitoi simpatinë e publikut dhe kritikës. Më pas, me “Sonte dua të jem me ty” në Festivalin e Këngës, tregoi një tjetër anë të saj artistike, ndërsa në Kënga Magjike 2024 u rikthye me këngën “Dua… Dua… Dua…”, duke u konfirmuar si një zë i ri që po fiton hap pas hapi vendin e vet në tregun muzikor shqiptar. Përveç muzikës, ajo gjithashtu kanstudiuar në Arkitekturë dhe është e pasionuar pas pikturës, duke sjellë shpesh në artin e saj muzikor një nuancë estetike që vjen nga pasioni për detajet dhe për bukurinë.
Me teaser-in e fundit, Arsi duket se ka zgjedhur një linjë të ngrohtë, të lehtë dhe më verore duke ngjallur pyetje të shumta se çfarë do të sjellë e plotë kjo këngë dhe videoklipi. A do të jetë ky momenti që do ta kthejë në një nga zërat më të dëgjuar të verës 2025?
Fansat janë të paduruar të zbulojnë përgjigjen dhe e shtuna në orën 18:00 është caktuar si momenti kur enigmat do të marrin formë. Deri atëherë, teaser-i i publikuar mbetet një ftesë e hapur për të hyrë në botën e ngrohtë dhe plot energji të Arsi Bakos, e cila duket se po hyn gjithnjë e më shumë në fazën e saj më të ndritur artistike.
https://www.instagram.com/reel/DMv2XF2M4ch/?igsh=NTQ4ZGE3empxaXZy

