U Sorollata
Më ra bretku
gjithë natën.
që s’ishe kësaj ane,
po të ishe
nuk do kisha motiv
të të kërkoja.
Ta them një sekret?
Kënaqem
kur s’të gjej.
Ndryshe,
do të të kisha gjetur
— dhe kjo fitore e vogël
s’do më entuziazmonte.
Kur të kërkoj,
dëgjoj muzikë.
Muzikën e dua
sa ty,
ose pak më pak se ty,
ose…
shumë më pak se ty.
Ç’rëndësi ka…
e vërtetë është
që do vdisja
pa muzikë.
Prandaj fshihu,
luajmë kukamcefti…
këngët tona.
M. M . Nje dite gushti 2025
