Fansat e botës së Harry Potter kanë arsye për të festuar sërish, xhirimet e serialit të ri të shumëpritur kanë filluar dhe atmosfera nostalgjike është rikthyer fuqishëm në Londër.
Në qendër të vëmendjes është Dominic McLaughlin, aktori i ri që do të mishërojë rolin legjendar të Harry Potter. Ai u pa duke ecur krah për krah me aktorin Nick Frost, i cili do të sjellë në ekran figurën e dashur të Hagrid, së bashku me dublantin e tij trupor. Të dy u kapën nga kamerat teksa shkonin drejt një skene që për fansat duket të jetë hyrja magjike e rrugicës Diagon Alley, një moment që rikthen kujtimet e prezantimit të parë të Harryt me botën e magjisë.
Pamja e Harry-t me syzet e rrumbullakëta dhe xhaketën e madhe, pranë gjigantit gjysmë-njeri gjysmë-shtrigan, është një kujtesë e fuqishme e fillimeve të kësaj historie që ka frymëzuar breza të tërë.
Ky rikthim pritet të sjellë jo vetëm emocione të reja për publikun, por edhe një rilidhje me magjinë e paharruar të universin të J.K. Rowling.


