Tragjedi në familjen e reperit Gjesti, vëllai i tij humb jetën në aksident

Tragjedi në familjen e reperit Gjesti, vëllai i tij humb jetën në aksident

Viktima është identifikuar si Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar Besart Kelmendi – i njohur me emrin artistik Gjesti dhe fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Sipas të dhënave fillestare, përplasja ndodhi rreth orës 14:00, kur një automjet ka hyrë në kontakt me një motor katër-rrotësh. Nga goditja fatale, Kelmendi ndërroi jetë në vend, ndërsa personi tjetër i përfshirë në aksident – me inicialet K.B. – është transportuar urgjentisht në spitalin e Pejës dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike, duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ngjarja ka shkaktuar një reagim të gjerë dhe dhimbje të madhe në opinionin publik, sidomos te ndjekësit dhe mbështetësit e reperit Gjesti.