Mjalti, produkti që nuk skadon kurrë. I gjetur edhe në varre faraonësh 3000-vjeçar dhe ishte ende i konsumueshëm.

Mjalti, produkti që nuk skadon kurrë. I gjetur edhe në varre faraonësh 3000-vjeçar dhe ishte ende i konsumueshëm.

Mjalti prej mijëra vitesh është quajtur “ilaçi i artë” i natyrës, por në të njëjtën kohë është edhe një nga konservuesit më të fuqishëm që ekzistojnë. Falë përbërjes së tij të veçantë, lagështirës së ulët, përqindjes së lartë të sheqerit, aciditetit dhe enzimës që bletët shtojnë e cila prodhon peroksid hidrogjeni, mjalti është në gjendje të rezistojë ndaj baktereve dhe mykut për mijëra vite.

Kjo është arsyeja pse arkeologët kanë zbuluar në varret egjiptiane kavanoza të vulosura me mjaltë mbi 3,000-vjeçar, të cilat ende ishin plotësisht të ngrënshme. Ky fakt e bën mjaltin një ushqim unik, që sfidon kohën dhe natyrën.

Edhe në shtëpi, mjalti nuk prishet. Nëse ai kristalizohet apo errësohet, nuk do të thotë që është i prishur, mjafton të ngrohet lehtë për t’u kthyer sërish në gjendje të lëngshme. Rreziku i vetëm real është nëse futet lagështi në kavanoz, gjë që mund të shkaktojë fermentim.

Shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu gjurmë mjalti në kavanoza greke 2,500-vjeçare dhe në enë të epokës së bronzit në Gjeorgji, duke vërtetuar jetëgjatësinë legjendare të tij. Një ushqim që i mbijeton qytetërimeve me të vërtetë meriton respekt.