Festa më e frikshme e vitit, më stil se kurrë: Halloween-i shqiptar 2025

Festa më e frikshme e vitit, më stil se kurrë: Halloween-i shqiptar 2025

Halloween-i i këtij viti solli ngjyra, fantazi dhe shumë kreativitet edhe në Shqipëri. Nga demonë dhe shtriga te personazhe filmash, videolojrash apo figura klasike si “Queen of Hearts” e deri te pikturat në stilin Catrina, mbrëmja u kthye në një paradë shijesh dhe stilesh të errëta. Në mesin e atyre që ranë në sy me veshjet dhe interpretimet e tyre ishin Iljan Stërmolli, Fjoralba Ponari, Denisa Demaj, Françeska Rustem, Mario Visi, Emily Gripshi, Ermir Zeneli, Luixhinio Hala, Erisa Govaçi dhe Aldo Mustafa, të cilët sollën versionet e tyre më të guximshme dhe artistike të festës më misterioze të vitit.

Për më tepër shihni galerinë mëposhtë:

Në foto Iljan Stërmolli @astromollly Veshja krijuar nga @tesha_studio 
Makeup nga @sagerimakeup Directed by @iljanstermolli and visuals by @daisy_creativehub 
Në foto Emily Gripshi @emilygripshi Emily Gripshi është e veshur dhe e pikturuar në stilin “Catrina”, një figurë ikonike e Día de los Muertos (Dita e të Vdekurve). Fytyra është e pikturuar si një kafkë e zbukuruar, me hollësi shumëngjyrëshe, sy të theksuar me ngjyrë të kuqe dhe motive simetrike që përfaqësojnë kombinimin e bukurisë dhe vdekjes. Mbi krye Emily mban një kurorë me lule të kuqe dhe një vello të zezë me dantellë, që i jep një pamje dramatike e njëkohësisht mistike. Në trup shihet vazhdimi i pikturës, që përfshin forma skeletore në ngjyrë të bardhë mbi sfond të zi, duke krijuar efektin e një skeleti të gjallë. Emily pozon në brendinë e një sfondi ku rrethohet nga pemë agrumesh (si limona dhe portokalle), që shtojnë kontrastin mes jetës natyrore dhe temës simbolike të vdekjes referuar festës së Halloween. Me autorizimin e prindërve @oltsengripshi & @oltagripshi
Në foto Denisa Demaj @_denisademaj_ Fotografi @elvisssula
Në foto Mario Visi @mario_visi Si Super Mario!
Në foto Françeska Rustem @franceskarustemm Si gruaja mace.
Fotograf saidmhamadofficial Hair @burakilerii Dop @okucuksahin
Në foto Luixhinio Hala @luixhinooo & Erisa Govaçi @erisa.govaci
Fotograf  @kukaphotography Veshje @geraldina_sposa
Në foto Ermir Zeneli @ermirzeneli Veshur si student tek seriali “Rebelde” 2004
Në foto Fjoralba Ponari @fjoralba.ponari Stiluar si Queen of Hearts
Në foto Aldo Mustafa @aldomustafa Stiluar si Lucifer.