Aldo Dance Studio në filmin e ri horror psiko-dramatik të MBN Pictures & RevoKult. Bazuar në një histori të vërtetë…

Aldo Dance Studio në filmin e ri horror psiko-dramatik të MBN Pictures & RevoKult. Bazuar në një histori të vërtetë…

MBN Pictures & RevoKult prezantojnë bashkëpunimin e ri me Aldo Dance Studio: një film i shkurtër horror psiko-dramatik i frymëzuar nga një histori e vërtetë

Një projekt i ri kinematografik vjen së shpejti dhe pritet të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar. MBN Pictures dhe RevoKult kanë bashkuar forcat në një film artistik me metrazh të shkurtër, i cili do t’ju mbajë të tensionuar deri në sekondën e fundit.

Filmi, i frymëzuar nga një histori e vërtetë, ndërthur elementet e horrorit me dramën psikologjike, duke krijuar një univers të errët, emocional dhe tronditës.
Por çfarë e bën këtë projekt kaq të veçantë?

Bashkëpunimi me Aldo Dance Studio.

Aldo Dance Studio – zemra e lëvizjes dhe emocioneve të filmit

Aldo Dance Studio u krijua në vitin 2016 nga koreografi dhe mësuesi i vallëzimit Aldo Aliaj, një emër i ri por mjaft i afirmuar në skenën shqiptare të arteve skenike. I diplomuar në Universitetin e Arteve në degën e Koreografisë dhe Mësuesisë – Bachelor dhe Master (2017–2022) Aliaj e ka shndërruar pasionin e tij në një qendër profesionale që sot numëron dhjetëra fëmijë dhe të rinj që e zgjedhin vallëzimin si formë shprehjeje, disipline dhe arti.

Studio e tij është e strukturuar në 9 grupe të ndara sipas moshave, që nga fëmijët 3-vjeçarë deri tek të rinjtë 18 vjeç. Falë këtij numri të lartë pjesëmarrësish, para pak javësh u organizuan audicionet përzgjedhëse për rolet e filmit të ri, një proces ku Aldo Aliaj ka qenë partner kyç, pasi projekti ka në thelb pikërisht interpretimin, energjinë dhe emocionin e fëmijëve.

Cilët janë aktorët e përzgjedhur?

Pas audicioneve tepër konkurruese, fëmijët e përzgjedhur për rolet kryesore janë një grup mjaft simpatik që i dhanë kuptim projektit dhe skenave të regjistruara. Ndërkohë që xhirimet kanë përfunduar, ne do t’ju prezantojmë me një pjesë të kastit të fëmijëve:

Çfarë ofron Aldo Dance Studio?

Studio e kercimit është sot një nga hapësirat më aktive dhe profesionale në qytet, duke ofruar:

  • Seanca personale dhe intensive kërcimi për fëmijë dhe të rritur
  • Kurse kërcimi në grupe për fëmijë
  • Kurse kërcimi për çifte
  • Grup valltaresh për evente folklorike
  • Përgatitje profesionale për gara kombëtare e ndërkombëtare

Pikërisht për fëmijët më të talentuar, Aliaj ka krijuar një grup elitar të quajtur EAGLE BEAT, i përbërë nga 35 fëmijë që përfaqësojnë Shqipërinë në konkurse prestigjioze brenda dhe jashtë vendit.

EAGLE BEAT – kampionë në skenat e Europës

Grupi EAGLE BEAT ka arritur të ngrejë emrin e studios dhe të vendit në nivele të larta, duke fituar disa çmime të rëndësishme:

  • Grand Prix – Festival Bridges, DR
  • Çmimi i parë – Bravo Bravissimo, Shqipëri & TR
  • Best Synchronized Choreography – Performer Cup, Itali
  • Çmimi i tretë – Performer Cup, Itali
  • Crew Favorite – World of Dance, Kroaci

Performancat e tyre variojnë në shumë stile vallëzimi, duke përfshirë:

  • Bazat e baletit klasik
  • Xhaz kontemporan
  • Kontemporan
  • Kërcime urban
  • Kërcime latine
  • Valle popullore shqiptare

Ky bashkëpunim midis MBN Pictures, RevoKult dhe Aldo Dance Studio shënon një hap të rëndësishëm për kinemanë e re shqiptare, duke e vendosur lëvizjen dhe artin e vallëzimit në qendër të një historie që premton të jetë e fuqishme, misterioze dhe e paharrueshme.

Filmi pritet të publikohet së shpejti. Deri atëherë, qëndroni me RevoKult për detajet e plota të projektit.