Përrallat klasike janë aq të rrënjosura në kujtesën tonë, sa duket sikur i kemi njohur gjithmonë. “Borëbardha”, “Bukuroshja e Fjetur”, “Pinoku” apo “Piter Pan” na janë treguar si histori magjike përpara gjumit, janë parodizuar pa fund dhe, për shumicën prej nesh, janë fiksuar përgjithmonë në versionet e buta e shumëngjyrëshe të Disney-t.
Por pas këtij vellimi të pafajshëm fshihet një botë tjetër: e errët, brutale dhe shpesh tronditëse.
Shumë nga këto tregime kanë lindur si rrëfime morale për të rritur, jo si histori për fëmijë. Versionet origjinale janë të mbushura me dhunë, tradhti, vdekje dhe tema që sot do të konsideroheshin tabu. Ja disa nga të vërtetat më befasuese pas përrallave që mendonim se i njihnim.

Pinoku
I krijuar në vitin 1883, Pinoku nuk është aspak kukulla naive që njohim sot. Në historinë origjinale ai arratiset nga Xhepeto, ndërsa policia e arreston krijuesin e tij për abuzim. Pinoku vret Xhiminin e Kriketit dhe më vonë përfundon i varur në një pemë. Një histori shumë larg “ndiq zemrën tënde”.

Bukuroshja e Fjetur
Versioni i shkruar nga Giambattista Basile në vitin 1528 ka pak romancë. Mbreti e gjen princeshën në gjumë të thellë dhe e lë shtatzënë pa u zgjuar ajo kurrë. Puthja shpëtuese është një shpikje shumë më e vonshme.

Borëbardha dhe shtatë xhuxhët
Në versionin origjinal, mbretëresha i kërkon gjuetarit të vrasë Borëbardhën dhe t’i sjellë mëlçinë dhe mushkëritë për t’i ngrënë. Dhe fundi i saj? Në dasmën e Borëbardhës, ajo detyrohet të kërcejë deri në vdekje me këpucë hekuri të nxehura në zjarr.

Mulan
Historia tradicionale kineze është tragjike. Mulan kthehet nga lufta për të gjetur të atin të vdekur dhe nënën e rimartuar. E detyruar të bëhet konkubinë e një khani, ajo zgjedh t’i japë fund jetës.

Rapunzel
Pasi zbulon se princi po e viziton fshehurazi, shtriga i pret flokët Rapunzelës dhe e internon në shkretëtirë. Kur princi kthehet në kullë, shtriga ia shpon sytë, duke e lënë të verbër.

Liza në Botën e Çudirave
Sipas studiuesit Will Brooker, libri ka kaluar interpretime të errëta në çdo dekadë: psikoanalizë në vitet ’30, psikodeli në vitet ’60 dhe madje edhe lexime problematike në vitet ’90.

Hirushja
Motrat e njerkës, të vendosura të futen në këpucën e kristaltë, presin pjesë nga këmbët e tyre, duke e mbushur këpucën me gjak. Në fund, pëllumbat u nxjerrin sytë gjatë dasmës së Hirushes.

Piter Pan
Historia e J.M. Barrie trajton tema të rënda: Uendi merret në Neverland për të luajtur rolin e nënës për Djemtë e Humbur dhe zhvillon ndjenja për Piterin, të cilin e sheh njëkohësisht si djalë dhe si figurë romantike.

Sirena e Vogël
Në versionin e Hans Christian Andersen-it, çdo hap i sirenës në formë njerëzore është dhimbje e pastër. Princi martohet me një tjetër dhe sirena vdes, pa asnjë fund të lumtur.
Këto histori na kujtojnë se përrallat nuk kanë qenë kurrë aq të pafajshme sa i mbajmë mend. Ato janë pasqyra të frikërave, dhimbjeve dhe moralit të epokave kur u shkruan. Dhe ndoshta pikërisht kjo errësirë i ka bërë kaq të pavdekshme.
