Bad Bunny, i njohur me emrin e lindjes si Benito Antonio Martínez Ocasio, e nisi karrierën si një “mbret” i Latin trap-it në moshën 24-vjeçare, me baritonin e tij karakteristik, paksa të shkujdesur dhe një stil që nuk kalonte pa u vënë re, syze të vogla dielli dhe këmisha me motive të guximshme. “Mendoj se nëse vazhdoj të punoj ashtu siç jam, nga zemra, nga pasioni dhe me dashuri, atëherë frytet do të vijnë gjithmonë,” i tha ai The FADER në vitin 2018.
Sot, këto fryte janë më të dukshme se kurrë. Pas fitores historike si artisti i parë që rrëmben çmimin Albumi i Vitit në Grammy Awards për një album tërësisht në gjuhën spanjolle (DeBÍ TiRAR MáS FOToS), Benito është zyrtarisht i konfirmuar si ylli kryesor i Super Bowl LX Halftime Show këtë të diel, më 8 shkurt.
Mëposhtë do të lexoni disa prej arritjeve të tij në 10 vitet e fundit:













