Anjeza Shahini ka ndarë foto të rralla me vajzën e saj në Ditën e Nënës.

Anjeza Shahini ka ndarë foto të rralla me vajzën e saj në Ditën e Nënës.

Anjeza Shahini ka ndarë së fundmi me ndjekësit një postim emocionues në rrjetet sociale, ku shfaqet në disa fotografi përkrah vajzës së saj, Tori. Në imazhet e publikuara, këngëtarja duket e lumtur dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj si nënë, duke ndarë me publikun një moment të veçantë familjar.

Në përshkrimin që shoqëron fotot, ajo ka shkruar:
“Being a mother, Tori’s mother is a blessing, a privilege, the greatest miracle. Happy Mother’s Day.”
Një mesazh i thjeshtë, por i mbushur me dashuri, që reflekton rëndësinë që ka për të mëmësia dhe lidhja e veçantë me vajzën e saj.

Prej vitesh, “arratisja” e saj nga skena muzikore është vënë re nga publiku, por duket se kjo zgjedhje lidhet pikërisht me përkushtimin ndaj jetës familjare dhe rritjes së Torit, si edhe me jetën që artistja ka ndërtuar jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, për publikun shqiptar, Anjeza Shahini mbetet një nga zërat më të dashur të muzikës. Ajo kujtohet për interpretimet e saj të ndjera dhe për vokalin e veçantë që i siguroi një vend të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare, si edhe në pjesëmarrjen e saj në Eurovision Song Contest, ku la gjurmë me interpretimin e saj.