Vera nuk është vetëm për rroba të lehta dhe syze dielli, por gjithashtu është dhe sezoni kur modelet e flokëve bëhen trend. Nga TikTok tek street style-i europian, trendet këtë vit janë një miks i “effortless cool” dhe rikthimeve nostalgjike. RevoKult sjell 5 modelet që do jenë absolutisht “In” këtë verë.

1. Textured Crop (i çrregullt, por me stil)
Ky është modeli që nuk del kurrë nga moda, por këtë verë vjen më natyral se kurrë. Anët mbahen të shkurtra, ndërsa sipër lihet teksturë e çrregullt.
Pse është “in”?
Sepse duket sikur nuk ke bërë asgjë… ndërkohë që ke bërë gjithçka.
Për kë shkon?
Perfekt për fytyra ovale dhe katrore. Shkon shumë mirë edhe me flokë të trashë.

2. Buzz Cut (minimalizëm brutal)
Ultra i shkurtër, ultra i pastër. Ky model është kthyer fuqishëm falë estetikës “clean masculinity”.
Pse është “in”?
Është praktik, i freskët për vapën dhe jep vibe të fortë confidence.
Sugjerim:
Shto një fade të lehtë anash për ta bërë më modern.

3. Medium Flow (floku që “rrjedh”)
Ky është modeli që po dominon rrjetet sociale, flokë mesatarë që bien natyrshëm, si një version modern i viteve ’90.
Pse është “in”?
Sepse është laid-back, romantik dhe shumë tërheqës.
Kujdes:
Kërkon pak mirëmbajtje, një spray teksturues bën diferencën.

4. Fade + Fringe (balancë perfekte)
Anët fade të pastra, ndërsa përpara lihet një balluke e lehtë (fringe).
Pse është “in”?
Sepse kombinon dy botë, precision + rebelim.
Për kë shkon?
Shumë i mirë për ata që duan të fshehin pak ballin ose të shtojnë karakter në look.

5. Curly Natural (valë dhe kaçurrela në fokus)
Kaçurrelat nuk “zbuten” më, përkundrazi, theksohen. Ky është viti i flokëve natyralë.
Pse është “in”?
Sepse autenticiteti është trendi më i madh i momentit.
Sekreti:
Përdor produkte që mbajnë formën pa e rënduar flokun.
