Shijaku pret delegacionin e mësuesve nga Turqia, rikujtohet mbështetja pas tërmetit të 2019-ës

Shijaku pret delegacionin e mësuesve nga Turqia, rikujtohet mbështetja pas tërmetit të 2019-ës

Shijaku pret delegacionin e mësuesve nga Turqia, rikujtohet mbështetja pas tërmetit të 2019-ës

Një delegacion mësuesish nga Turqia vizitoi së fundmi qytetin e Shijakut, në një takim të organizuar nga kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana. Vizita solli jo vetëm një moment simbolik rikthimi dhe kujtimesh personale, por edhe një mundësi për të reflektuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe periudhën e vështirë të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Screenshot

Turqia ishte një nga vendet që kontribuoi në mbështetjen e Shqipërisë gjatë procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit, ndërsa Shijaku dhe veçanërisht lagjja Lugina ishin ndër zonat më të prekura nga katastrofa. Gjatë qëndrimit të tyre, mësuesit panë nga afër transformimin e këtyre zonave, të cilat nga lagje të dëmtuara rëndë janë kthyer sot në hapësira të rindërtuara dhe të zhvilluara.

Delegacioni vizitoi edhe ambientet e sallës së mbledhje së Bashkisë Shijak, ku u prit nga përfaqësues të institucionit dhe pati mundësinë të njihej me projektet dhe punën e realizuar ndër vite në qytet. Vizita kishte edhe një dimension personal për kryebashkiakun Arbana, i cili ka studiuar në Turqi dhe ka qenë dikur student i disa prej profesorëve pjesë e këtij delegacioni.

Screenshot

Takimi riktheu kujtime nga periudha e studimeve të tij jashtë vendit, një eksperiencë që, sipas tij, është shoqëruar me mbështetje dhe mikpritje nga njerëzit që e ndihmuan të përshtatej në një vend të ri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Elton Arbana u shpreh se ky ritakim pas shumë vitesh kishte një domethënie të veçantë personale, duke kujtuar kohën kur, në moshën 14-vjeçare, u largua për studime në Turqi dhe u ndje i mbështetur “si në familje”.

Vizita u konsiderua gjithashtu si një moment që forcon frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy popujve, përmes lidhjeve njerëzore, arsimit dhe kujtesës së përbashkët të periudhave të vështira që kanë kaluar.