Margarita Xhepa: Ndriçimi, është aktor më i mirë se unë

Margarita Xhepa: Ndriçimi, është aktor më i mirë se unë

Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se djali i saj, artisti i mirënjohur Ndriçim Xhepa është aktor më i mirë se ajo.

  Margarita tregoi se i biri e kishte zgjedhur rrugën e artit që kur ishte adoleshent.

“Ne si prindër nuk na shkoi ndërmend ta bënim artist, sepse e dimë që puna e artistit është me emocionin dhe nuk donim. Por ai doli vetëm, sepse atëherë gjimnazet e Tiranës bënin festival dhe ai mori rol aty në “Qemal Stafa” dhe mori dhe çmim.Ka marrë dy çmime dhe ashtu shkoi dhe në Akademinë e Arteve, vetë shkoi, vetë fitoi dhe as nuk ndërhyra fare. Tek kjo puna jonë nuk ndërhyhet, nëse nuk ke talent. Ai fitoi vetë dhe është më i mirë se nëna e vet”, tha ajo.