Fëmija 44! Thrilleri që duhet ta lexoni patjetër. – Nga Klea Cërri

Fëmija 44! Thrilleri që duhet ta lexoni patjetër. – Nga Klea Cërri

Kryesisht librat e zhanerit thriller janë tejet tërheqës dhe të veçantë. Dihet botërisht që kurorën për librat e kësaj kategorie e mban Agatha Krist, por ky libër që do t’ju rekomandoj nuk është i saj.


Fëmija 44, i shkruar nga Tom Rob Smith, është një thriller i paarritshëm, i mrekullueshëm që të mban pezull përgjatë rrjeshtave, të mbulon me një mjergull misterioziteti dhe kurioziteti nga fillimi e deri në fund.


Dashuria pothuajse e përsosur e kapitenit Leo Demirov dhe Raisas, gruas së tij të bukur, na njeh me pasojat që ka frika në një marrëdhënie. Na mëson se çfarë ndodh brenda një gruaje që i trembet të shoqit për vdekje, ndërkohë që ky i fundit jep edhe jetën për të.


Një tjetër dashuri të fuqishme njohim nëpërmjet historisë së Tom Rob Smith-it, atë vëllazërore. Pavël Malevich dhe Vladimir Malevich dy fëmij të vegjël që luftojnë me urinë dhe i mban gjallë vetëm dëshira për të qëndruar në jetë së bashku me nënën e tyre. Diçka e keqe i ndodh atyre. Pavlit i jepet mundësia për një jetë të re të ngritur mbi eshtrat e vdekjes, ndërsa Vladimiri mbetet në mëshirë të fatit me të ëmën e çmendur.

Pas ndarjes së tyre, në vitet 1950 në rrugët e Moskës dhe në fshatrat e saj ecën një vrasës serial, që qeveria nuk e sheh, sepse është e pamundur të ketë krime makabre në një shtet komunist. Cili është vrasësi? Përse vret? Sa jetë të shkatërruara hasim në roman?


Lexojeni, sepse sdo të pendoheni, do t’ju mbetet në mendje për një kohë shumë të gjatë.