Beyonce merr çmimin “Innovator” nga Stevie Wonder, prek me fjalimin e saj: Do t’ju dëgjoja deri në fund të jetës…

Beyonce merr çmimin “Innovator” nga Stevie Wonder, prek me fjalimin e saj: Do t’ju dëgjoja deri në fund të jetës…

Këngëtarja Beyoncé i kishte të gjithë sytë e publikut tek vetja kur u ngjit në skenë në iHeartRadio Music Awards 2024. Ylli 42-vjeçar mori çmimin e lakmuar ‘Innovator’ nga muzikanti legjendar Stevie Wonder.

Këngëtarja u vlerësua pas publikimit të albumit të saj të suksesshëm “Cowboy Carter”. Albumi i saj i ri është një vazhdimësi e albumit të saj “Renaissance” në krye të listës. Projekti i ri i Beyonce është edhe debutimi i saj i parë në muzikën country.

“Legjenda njeh legjendën”, shkruajnë mediat ndërkombëtare për takimin e tyre në iHeartRadio Music Awards.  Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e mbajtur në Teatrin Dolby në qendër të Los Anxhelosit, nderon artistët dhe këngët më të dëgjuara në stacionet iHeartRadio.

Përpara se Stevie Wonder t’i jepte Beyonce-s çmimin dhe ta thërriste në skenë, ai renditi disa nga hitet e saj të mëparshme ikonike, duke përfshirë “Lemonade” të vitit 2016 dhe albumin “Renaissance”. Momenti i pranimit të çmimit nga ana e Beyonce ishte tepër emocionues ku ajo shfaqej e prekur dhe e nderuar që atë titull e mori pikërisht nga Stevie.

“Nëse dikush do më pyeste se kë do të dëgjoja deri në fund të jetës, do të ishe gjithmonë ti.” i tha ajo Wonder-it.