Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka përmbyllur procesin e vlerësimit për fondin e krijimtarisë letrare “Libri për Fëmijë”, ku juria ka përzgjedhur pesë dorëshkrimet gjysmëfinaliste që do të vijojnë garën për mbështetjen e këtij fondi duke shpallur këtë të premte fituesit.


Në përfundim të shqyrtimit të dorëshkrimeve, juria ka shpallur në rend alfabetik pesë autorët gjysmëfinalistë:
- Adelina Mamaqi – Tregimet e Kalendarit (Botimet Univers)
- Aldo Mustafa – Mbretëria e Humbur (Botimet Univers)
- Fatmir Gjestila – Yjzana (Shtëpia Botuese TOENA)
- Teuta Toska – Na Quajnë Motrat Qiriazi (Shtëpia Botuese ALBAS)
- Xhahid Bushati – Plaku me Akullore (Shtëpia Botuese MEDIAPRINT)

Përzgjedhja në mesin e pesë gjysmëfinalistëve e vendos serinë në garë për një tjetër vlerësim të rëndësishëm në fushën e letërsisë shqiptare për fëmijë, ndërsa fondi “Libri për Fëmijë” vijon të mbështesë botimin dhe promovimin e veprave cilësore për lexuesit e rinj.
