Situata mes kompanisë muzikore Onima dhe artistit kosovar Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, ka hyrë në një fazë të re përplasjesh publike, pasi pronari i kompanisë, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë në mënyrë të detajuar lidhur me ngjarjen që sipas tij ndodhi në zyrat e kompanisë. Ngjarja që çoi...
Anjeza Shahini ka ndarë foto të rralla me vajzën e saj në Ditën e Nënës.
Anjeza Shahini ka ndarë së fundmi me ndjekësit një postim emocionues në rrjetet sociale, ku shfaqet në disa fotografi përkrah vajzës së saj, Tori. Në imazhet e publikuara, këngëtarja duket e lumtur dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj si nënë, duke ndarë me publikun një moment të veçantë familjar. Në përshkrimin që shoqëron fotot,...
35-vite që kur Madonna & Michael Jackson kthyen Oscar-s në Pop-Culture
Kanë kaluar 35 vite që nga këto foto ikonike që mbushën faqet e mediave në një kohë kur rrjetet sociale nuk ekzistonin dhe nuk mund të shkaktohej “zhurma” e sotme! Të thjesht, elegant dhe me fuqinë e talentit të tyre, asokohe Madonna dhe Michael Jackson, kthyen mbrëmjen e Oscar të vitit 1991, në një mbrëmje...
Ceremonia e 98-të e Oscars & gjithçka nga mesazhet politike dhe protesta në tapetin e kuq. Një fushatë kundër luftës!
Ceremonia e 98-të e Academy Awards u zhvillua më 15 mars 2026 në Dolby Theatre në Los Angeles, duke mbledhur yjet më të mëdhenj të industrisë së filmit për të festuar arritjet më të rëndësishme të vitit. Mbrëmja u prezantua nga komediani Conan O’Brien, i cili solli humor dhe satirë gjatë gjithë ceremonisë. Filmi që...
James Cameron: Filmi i radhës i “Avatar” ka shumë gjasa të realizohet
Regjisori legjendar James Cameron ka dhënë një përditësim të ri për të ardhmen e sagës së famshme fantastiko-shkencore Avatar. Sipas deklaratave të tij më të fundit, ekziston një mundësi shumë e madhe që filmi i katërt i serisë të realizohet, edhe pse vendimi përfundimtar nga studio ende nuk është marrë. Pas publikimit të filmit të...
Bebe Rexha prezanton “New Religion”, frymëzuar nga “Insomnia” e Faithless
Pak artistë arrijnë të bashkojnë emocionin e pop-it me euforinë e muzikës së klubit ashtu si Bebe Rexha. Në këngën e saj të re “New Religion”, këngëtarja dhe kantautorja multi-platinum i rikthehet historisë së muzikës dance, duke e riformësuar atë për audiencën globale të pop-it të sotëm. E publikuar më 6 mars, së bashku me...
Brit Awards 2026, nata që rishkroi hartën e pop-it britanik
Edicioni i këtij viti i Brit Awards nuk ishte thjesht një ceremoni çmimesh, por një deklaratë e qartë për drejtimin që po merr industria muzikore. Për herë të parë, mbrëmja u zhvillua në Co-Op Live Arena në Manchester, duke zhvendosur vëmendjen nga Londra drejt një qyteti me histori të thellë muzikore. Atmosfera ishte elektrike, produksioni...
Rosalía dhe Björk – Magji, kaos dhe perfeksion në Brit Awards
A e morët veten nga performanca e Rosalíes dhe Björk? Sepse nëse jo, është plotësisht e kuptueshme. Skena e Brit Awards këtë vit nuk ishte thjesht një ceremoni ndarjeje çmimesh, ishte një ritual artistik, një përplasje universesh muzikore ku avangarda islandeze e Björk u ndërthur me zjarrin flamenco-futurist të Rosalía. Një skenë si laborator eksperimental...
“Lakuriq” i Oltsen Gripshit si brutalitet dhe jo banalitet
Nga Aldo Mustafa Fotograf: Olta Gripshi & Bledar Hasimi Ka ekspozita që i sheh, ka të tjera që i përjeton dhe pastaj janë ato pak momente të rralla kur arti nuk qëndron më përballë teje, por të rrethon, të fton të hysh në një trup të gjallë që merr frymë në heshtje. Kështu ndodhi me...
Sailor Moon, seriali që rriti një brez të tërë, por që brezi i ri e njeh shumë pak
Ka seriale që shihen dhe harrohen dhe ka seriale që bëhen pjesë e kujtesës kolektive të një epoke. Sailor Moon i përket kategorisë së dytë. Për miliona fëmijë të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, ai nuk ishte thjesht një vizatimor që transmetohej pasditeve, ishte një univers magjik ku emocionet, miqësia dhe lufta mes...
Lore dhe Mc Kresha – Një luks i rrallë që quhet “Ni Ni”
Nga Aldo Mustafa Harroni gjithçka që mendoni se dini për pop-rapin shqiptar, “Ni Ni” ndryshon rregullat e lojës. Lore dhe Mc Kresha sjellin një duet që nuk kërkon vëmendje duke bërtitur, por e merr atë me qetësinë e saj hipnotike. Lore nuk është një emër i ri në skenën muzikore, por është një zë që...
Teknofeudalizmi: Sistemi i ri që po zëvendëson kapitalizmin!
Kapitalizmi i madh, siç e njohim ne, ka marrë fund. Dhe në vend të tij? Një teknofeudalizëm i ri. Kështu thotë ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis, i cili argumenton se Big Tech ka rishkruar rregullat e shoqërisë sonë, duke sjellë një epokë të re të sundimtarëve teknofeudalë. Në kohën e sotme, njerëzit modern të...
Harry Styles në një rol të ri – Kurator i Meltdown Festival 2026
Pas viteve të tëra duke performuar në skenat e festivaleve në mbarë botën, HarryStyles këtë verë do të provojë veten si kurator i një festivali të vetin. Superylli i pop-it do të mbikqyrë festivalin Meltdown në South Bank Centre të Londrës nga 11 deri më 21 qershor, ndërkohë që ambienti po feston 75-vjetorin e tij,...
A po vjen një bashkëpunim Beyoncé × Bad Bunny? Një postim i vetëm ndez spekulimet
Interneti po zien sërish me teori dhe këtë herë në qendër është Beyoncé. Fansat janë të bindur se diva globale mund të ketë dhënë një sinjal të fshehtë për një bashkëpunim të mundshëm me Bad Bunny, dhe gjithçka nisi nga një postim i vetëm në Instagram pak orë më parë. Në publikimin e saj më...
Netët techno që po ndryshojnë Tiranën
Nga Aldo Mustafa Drita të kuqe që pulsojnë si një rrahje e madhe zemre.Një bas që nuk dëgjohet thjesht me veshë, por ndjehet si një valë që të përshkon trupin, qelizë pas qelize dhe në qendër të skenës, një zemër gjigante neon e kuqe, që ndriçon sfondin urban. Kështu nis një tjetër kapitull i Tiranës...














